vita shop
25% zbritje e menjëhershme për blerje mbi 70 euro - kartë zbritje 25% e disponueshme menjëherë - Transporti falas
Previous
Previous Product Image

Organic Acai 473 ml – Lëng bio acai

40,90 
Next

Pure Yucca 100 kapsula – Yucca detoksikuese (shkurre nga familja Asparagaceae)

20,90 
Next Product Image

Polinesian Noni Juice 946 ml – Lëng noni

54,90 

Sasia në magazinë: 16

SKU: FL0121 Kategori:
Trust Badge Image

Përshkrim

Dozimi: 2 lugë gjelle në ditë (30 ml)

 

Përshkrim:

Morinda citrifolia (e quajtur noni në gjuhën polineziane) është një frutë ekzotike e cila përmban disa substanca të rëndësisë vitale. Polinesian Noni dhe Organic Noni janë preparate komplekse të zhvilluara për ta mbrojtur shëndetin tuaj, të pasura me vitamina, minerale, dhe aminoacide. Këto promovojnë funksionimin e shëndoshë të qelizave dhe ndarjen e tyre; përveç kësaj, këto reduktojnë proceset inflamatore që ndodhin në organizëm. Kontribuojnë edhe në funksionin detoksifikues të mëlçisë, si dhe kanë efekte antibakteriale, antivirale dhe antimikrobiale.

Le ta bëjmë një përmbledhje se në cilat sfera të kujdesit shëndetësor elementet aktive të nonit duket të jenë efikase! Prokseronina, e cila në organizëm transformohet në kseroninë aktive, i ndihmon proteinave qelizë-ndërtuese të zhvillojnë konfigurimin adekuat, duke kontribuuar në ruajtjen e shëndetit, si dhe mund të ofrojë ndihmë në rast të sëmundjeve të shpeshta si hipertensioni, ulcera gastrike apo artriti, për shkak të atributeve që posedon.

Fryti gjithashtu përmban substanca me efekte antibiotike (aubin, alizarin), të cilat janë efikase kundër infeksioneve nga bakteret e tilla si disa lloje të salmonellës, e.colit, helikobakterit pylori që shkakton disa raste të ulcerës gastrike apo mycobacterium tuberculosis e cila shkaktoi tuberkulozin gjatë disa ekzaminimeve studimore. Substancat anti-inflamatore të nonit veprojnë pa shkaktuar ngacmime të mukozës të membranës së stomakut. Për më tepër, gjithashtu janë konfirmuar efektet kundër virusale dhe kundër këpurdhore të kësaj bime. Disa studime relevante dëshmojnë se noni është mundësi premtuese në luftë kundër ndarjes jo normale të qelizave.  Në disa raste të tumorit u provua të jetë efikas në parandalim, gjersa në studimet tjera kishte bllokuar zhvillimin e tumorit ekzistues apo mbështeti metodat tradicionale terapeutike kështu që tretmani ishte më i lehtë për pacientët.

Gjithnjë e më shumë studime të pavarura konfirmojnë efektet e saj anti-hipertension dhe diuretike, shumë shkencëtarë mendojnë se noni premton në trajtimin e hipertensionit, një prej sëmundjeve më të përhapura.

Noni ndikon dobishëm në sistemin kardiovaskular, sikurse është dëshmuar përmes testeve tek kafshët: rezultatet tregojnë se nëse ekstrakti i nonit aplikohet ekskluzivisht bën që niveli i kolesterolit dhe triglicerideve të bie ndjeshëm.

Përveç gjitha këtyre, disa studime të pavarura tregojnë se noni posedon edhe efekte në mbrojtjen e mëlçisë.

 

Kujt i rekomandohet?

–          për ta përmirësuar rezistencën e organizmit;

–          për ta ruajtur aktivitetin e balancuar të organizmit;

–          për të shtuar dhe ruajtur nivelet e përgjithshme të energjisë;

–          për të plotësuar proceset detoksikuese.

 

Përbërësit:

Sedimente të frutave noni (Morinda citrifolia) mg

 

Pse të zgjidhni produktet Calivita:

  • Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
  • Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
    Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike.
  • Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
  • Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
  • Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
  • Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.

PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping