vita shop
25% zbritje e menjëhershme për blerje mbi 70 euro - kartë zbritje 25% e disponueshme menjëherë - Transporti falas
Previous
Previous Product Image

Melatonin 3.0 60 tableta – Mbështetje për gjumë natyral

16,90 
Next

Acidophilus 100 kapsula – Produkt probiotik, produkt probiotik me fibra

28,50 
Next Product Image

RiseUp Multiactive Collagen –

59,90 

Sasia në magazinë: 18

SKU: CV0327 Kategori:
Trust Badge Image

Përshkrim

Dozimi: Një dozë: 1 lugë matëse (20 gram) – numri i dozave në pako: 25

 

Përshkrim:

Gjenerata e dytë e kolagjenit – për lëvizshmërinë e nyjave

 

Me sa dimë ekziston së paku një gjë e përbashkët midis të rinjve dhe të moshuarve: me siguri, asnjë nga gjeneratat nuk do të hiqte dorë nga lëvizshmëria e nyjave! Dhe kjo është një fakt, jo fiksim. Sipas disa hulumtimeve të kryera në disa shtete evropiane del se suplemente ushqimore përdorin rreth 76% e popullatës së moshës 60 deri 70 vjeç, kurse rreth 69% e të anketuarve nga gjenerata Z kishte treguar interesim në produktet që ofronin mbështetje për nyjat.

Mbrojtje e avancuar e nyjave

Ndërsa gjeneratat e reja janë në kërkim të mjeteve efikase për t’i parandaluar lëndimet sportive dhe/apo për të rritur aktivitetin e tyre, të moshuarit janë natyrshëm në kërkim të shërimit të problemeve të kërceve si pasojë e dëmtimit nga mosha dhe të shërimit të sëmundjeve me origjinë autoimune. Këto kërkesa janë të qarta dhe të dukshme jo vetëm në një shkallë të gjerë, por edhe brenda komunitetit të CaliVita. Prandaj, këtu qëndron arsyeja përse ne vendosëm që të krijojmë gjeneratën e dytë të kompleksit me kolagjen: RiseUp Multiactive Collagen.

Inteligjent, kolagjen aktiv biologjik

Produkti ynë i ri paraqet kombinim unik të dy llojeve të kolagjenit: njëri është lloji 2 i kolagjenit të hidrolizuar nga gjedhi; tjetri është kolagjeni aktiv biologjik i gjeneratës së dytë, i quajtur “UC-II®”. Kjo e fundit, p.sh. elementi aktiv biologjik, është në gjendje t’i lirojë substancat antiinflamatore, ndërsa i jep sinjale organizmit që të shfrytëzojë kolagjenin e hidrolizuar për ta prodhuar kolagjenin në nyja. Në këtë mënyrë, ndërsa nga njëra anë lehtëson simptomat nga ana tjetër nxit organizmin që të “korrigjojë dhe rindërtojë” nyjat. Ky është çelësi i efikasitetit të qëndrueshëm të gjeneratës së dytë të kolagjenit, produktit RiseUp Multiactive Collagjen,

Elemente aktive natyrale, të gatshme për t’u absorbuar nga organizmi

Ndër të tjera, RiseUp Multiactive Collagen i prodhuar nga CaliVita, përmban edhe disa substanca tjera aktive, të cilat janë mjaft të njohura si: vitaminat C dhe E, të cilat i ndihmojnë organizimit shfrytëzimin e kolagjenit; acidit hyaluronik i cili synon të ulë fërkimin në nyja; dhe elemente tjera në përmbajtje të sulfurit natyral: MSM, sulfat kondroitin dhe sulfat glukozamin. Këto elemente natyrale përmbajnë tipare antiinflamatore dhe lehtësuese të dhimbjeve, dhe njihen si elemente që përmirësojnë funksionimin e nyjave.

Kaça për lehtësimin e dhimbjeve

RiseUp MultiActive Collagen është një produkt special pasi përmban edhe kaçën (Rosa canina) krahas elementeve tjera. Në fakt, kaçën nuk keni pasur rast ta shihni aq shpesh në produktet dedikuar mbrojtjes së gjunjëve, pavarësisht se një hulumtim kishte dëshmuar se përdorimi i 5 gram kaçe në ditë kishte arritur t’i zbuste dhimbjet që përjetuar rreth 64% të pacientëve, duke ulur kështu vëllimin e nevojshëm të barërave për lehtësimin e dhimbjeve, dhe si rrjedhojë kishte përmirësuar edhe lëvizshmërinë e nyjave.

Pa sheqer dhe e shijshme

Për të prodhuar produktin RiseUp MultiActive Collagen ne jemi kujdesur që elementet e produktit të jenë në trajtën e gatshme për t’u absorbuar. Produkti RiseUp MultiActive Collagen nuk përmban sheqer: është bërë nga ëmbëltuesit dhe ofron një shije të këndshme portokalli. Përse po prisni? Le të lëvizim!

 

 

 

 

Përbërësit:Kolagjen i hidrolizuar (nga gjedhi), pluhur kaçe (Rosa canina), Maltodextrin, sulfat glukozamine (nga guacat), Acid (acid citrik), sulfat kondroitin, aromatizues, Methylsulfonylmethane (MSM), elemente kundër shpërbërjes (dioksid silikoni, kripë kalciumi nga acidi orthophosphoric acid), acid hyaluronic, acid L-Ascorbic, ëmbëltues (Acesulfame-K, Sucralose), UC-II® lloji II i padenatyruar i kolagjenit, D-alpha tocopherol.

 

Dozimi: Një lugë matëse e RiseUp MultiActive Collagen (20 g) të përzihet me 250 ml ujë. Rekomandohet përdorimi i një doze në ditë!

 

 

Përbërësit:

Vitaminë C 80 mg

Vitaminë E 10 mg

Kolagjen të hidrolizuar 8000 mg

Kolagjen UC-II 40 mg

Pluhur kaçe 5000 mg

Glukozaminë sulfat 660 mg

Glukozaminë 400 mg

Kondroitin sulfat 440 mg

Kondroitinë 400 mg

Metil-Sulfonil-Metani 250 mg

Acid hyaluronic 100 mg

 

Pse të zgjidhni produktet Calivita:

  • Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
  • Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
    Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike.
  • Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
  • Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
  • Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
  • Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.

PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping