Përshkrim
Dozimi: 1-2 tableta në ditë
Përshkrim:
Ndonëse trupi ynë e prodhon melatoninën, jeta me ngarkesa, udhëtimet e shumta, ndryshimi i zonës kohore, puna gjatë natës, orari i paparashikueshëm i punës, mosha, apo edhe sëmundjet, mund të ndikojnë në prodhimin e pamjaftueshëm të melatoninës. Tabletat tona melatonin mund të ju ndihmojnë për të pasur një gjumë pushues dhe për të kontribuuar në rivendosjen e ritmit tuaj biologjik. Përveç kësaj, melatonini mund të jetë i dobishëm nëse tentoni ta braktisni duhanin*, gjithashtu mund ta rrit efikasitetin e tretmanëve të caktuara kundër kancerit, duke zvogëluar efektet e saja anësore**, si dhe ndalon procesin e plakjes së lëkurës.
Kujt i rekomandohet?
– atyre që ballafaqohen me probleme me gjumë;
– në raste të udhëtimeve të gjata përtej disa zonave kohore;
– nëse prodhimi i melatoninës është zvogëluar për shkak të sëmundjeve;
– si një shtesë në tretmanët kundër plakjes.
Përbërësit:
Melatonin 3 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.