vita shop
25% zbritje e menjëhershme për blerje mbi 70 euro - kartë zbritje 25% e disponueshme menjëherë - Transporti falas
Previous
Previous Product Image

Epsom Detox Caps 90 kapsula vegjetale –

17,50 
Next

Lion Kids D 90 tableta përtypëse – Multivitaminë për fëmijë

14,90 
Next Product Image

Përshkrim

Dozimi: 1 tabletë në ditë.

 

Përshkrim:

Si rezultat i hulumtimeve të reja, CaliVita® International ka zhvilluar produktin Joint ProteX FORTE për një ekstra mbrojtje për nyjat. Le të njihemi më afër me nyjat dhe funksionin e tyre për t’i kuptuar më mirë efektet e produktit!

Si lëvizim?

Sistemi skeletor-muskulor përbëhet nga eshtrat, muskujt dhe nyjat, të cilat, së bashku me indet ndihmëse (ligamentet, kërcet, gilcat, fluidet, etj) sigurojnë stabilitetin dhe shkathtësinë e trupit.

Nyjat në parim përbëhen nga eshtrat, fundi i të cilave mbulohet me kërce, një ind mbrojtës i butë, i qëndrueshëm dhe elastik. Kërci përbëhet nga kolagjeni, uji dhe nga i ashtuquajturi proteoglikan; roli i kërceve qëndron në uljen e fërkimit ndërmjet eshtrave gjatë lëvizjes. Nyjat janë të rrethuara nga e ashtuquajtura membranë artikulare, qelizat e së cilës prodhojnë pak lëng, lëngu artikular, roli i së cilës qëndron gjithashtu në uljen e fërkimit. Disa nga nyjat tona janë të shtangët (për shembull ashti metatarsal në shputën e këmbës apo nyjat në pëllëmbën e dorës), kurse disa tjera mundësojnë lëvizje të komplikuara. Kufiri i lëvizjes përcaktohet nga forma e nyjës, kurse vetë nyja lëvizet nga muskujt rrethues. Nëse ndonjëra nga këto që cekëm më lartë është e dëmtuar në aspekt funksional, atëherë funksionimi i nyjave mund të vështirësohet.

Pse duhet t’i mbrojmë nyjat tona?

Disa nyja, në krahasim me të tjerat, i ekspozohen më tepër ngarkesës në jetën e përditshme. Të tilla, për shembull, janë nyja e gjurit apo nyja e ijëve, të cilat kanë një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të “shërbimit të tyre 24 orësh”, por për shkak se ato duhet bartin përqindjen e lartë të peshës sonë trupore. Prandaj profesione të caktuara apo sporte (për shembull puna e rëndë fizike, ngritja e peshave) dhe mbipesha mund të shkaktojnë një ekstra barrë për to, e cila barrë mund ta rrit rrezikun e lëndimeve. Sa më shumë apo sa më gjatë (nëse nyjat punojnë shumë më tepër) që nyjat të punojnë, apo sa më tepër peshë që bartim, aq më tepër do t’i ekspozohemi rrezikut nga lëndimet.

Një tjetër rrezik për nyjat është edhe aktiviteti sportiv i zhvilluar në mënyrë jo adekuate. Madje edhe një vrapim i lehtë mund të jetë i dëmshëm (për gjithkënd, në veçanti për personat me mbipeshë), nëse atë e zhvillojmë në mënyrë të gabuar apo ,e pajisje jo adekuate (këpucë vrapimi). Duhet patjetër që të kemi kujdes gjatë dimrit kur të popullarizuara janë sportet e formës së “fushatave” (patinazhi, skijimi, sajat, etj), të cilat kërkojnë një fuqi intensive, sidomos nëse ne nuk e përgatitim si duhet sistemin tonë skeletor-muskulor.

Edhe moshat duhet llogaritur

Me moshën edhe nyjat i nënshtrohen ndryshimeve. Me kalimin e kohës, kërci artikular bëhet më i hollë, ndryshon edhe përbërja e kërcit (proteoglikeni), nyja bëhet më pak elastike. Sipërfaqet artikulare rrëshqasin mbi njëra tjetrën me më pak efikasitet, për më tepër edhe ligamentet dhe gilcat rrethuese bëhen më të shtangëta. Fuqia e muskujve të afërm dobësohet, e cila ndikon edhe në uljen e kufirit të lëvizjes së nyjave.

Mbroni shëndetin e nyjave tuaja!

Ky është një proces i rëndomtë fiziologjik, por duhet të ceket se ne mund të bëjmë më shumë për nyjat tona përmes mënyrës së ushqimit dhe jetës së shëndoshë.

Ne kemi prodhuar produktin Joint ProteX FORTE, i cili përmban elementet më të përkryera aktivë për të mbështetur shëndetin e nyjave. Doza e shtuar e glukozaminës dhe kondroitinit, përmes bashkëpunimit sinergjik, kontribuon në ndërtimin dhe ruajtjen e elementeve primare strukturale të kërceve, prandaj, në këtë mënyrë ato luajnë rol të rëndësishëm në lëvizshmërinë e mirëfilltë të nyjave si dhe në ruajtjen e tërësisë dhe regjenerimit të tyre. Acidi hyaluronik, si një substancë natyrale njomësuese garanton viskozitetin e lëngjeve artikulare dhe ul fërkimin mbi sipërfaqet e kërceve. Metil-sinfonil-metani, i njohur si “MSM”, nxit ruajtjen e strukturës së shëndoshë të kërceve. Për më tepër, formula përmban ekstrakte të dobishme bimore si ekstrakti nga shafrani i Indisë me efekte anti-inflamatore, si dhe përmban zinkun dhe manganin.

Për ta ruajtur shëndetin e nyjave tuaja në raste të ngarkesës ekstreme, përzgjidhni një ekstra mbështetje të cilën ua ofron ProteX FORTE!

 

Kujt i rekomandohet?

–          atyre që dëshirojnë që nyjave të tyre t’u sigurojnë mbështetje dhe mbrojtje të duhur;

–          atyre që merren me punë të rënda fizike;

–          sportistëve profesionistë dhe atyre që rregullisht merren me aktivitete sportive;

–          atyre me mbi-peshë;

–          atyre që kanë aktivitete të dobëta fizike;

–          për të plotësuar trajtimin e lëndimeve të nyjave.

 

Përbërësit:

Glukozaminë sulfat 500 mg

Kondroitin sulfat 270 mg

Acid hyaluronic 50 mg

Metil-Sulfonil-Metani 150 mg

Ekstrakt nga druri indian i tamianit (std. 25% acid temiani) 50 mg

Filipendula ulmaria 40 mg

Ekstrakt xhenxhefili (std. 25% curcumin) 10 mg

Zink 5 mg

Mangan 1 mg

 

Pse të zgjidhni produktet Calivita:

  • Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
  • Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
    Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike.
  • Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
  • Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
  • Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
  • Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.

PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping