Përshkrim
Dozimi: 1 deri 3 tableta në ditë ose sipas rekomandimit te mjekut.
Përshkrim:
Komleksi i vitaminave B përmban të gjitha vitaminat nga grupi B si dhe vItaminën H (biotinën), acidin paraaminobenzoik (PABA), kolinën dhe inozitolin. Përbërësit e këtij kompleksi janë të pranishëm në raporte optimale dhe bashkërisht tregojnë cilësi më të volitshme fiziologjike.
Prodhimet bashkëkohore të tipit të këtillë i karakterizon lirimi gradual dhe i pandërprerë i principeve aktive të tyre, çka është shumë me rëndësi, sepse bëhet fjalë për vitamina të tretshme në ujë, të cilat gradualisht lirohen në qarkullim dhe se teprica e tyre nuk eliminohet përmes urinës.
Shumë njerëz që ankohen për rënie të flokëve, zbokth, flokë të thinjura, lëkurë të thatë dhe thonjë të dobët e të thyeshëm, në realitet nuk janë të vetëdijshëm se zgjidhjen e vërtetë për pengesat e tyre nuk duhet ta kërkojnë në përdorimin e shamponave “magjike” apo losioneve tepër të shtrenjta për lëkurë, por duhet të vendosen për konsumimin e vitaminave B-kompleks. Vitamina B1 (tiamina): i takon roli i pazëvendsueshëm në zhvillimin normal të metabolizmit të hidrateve të karbonit si dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor. Kjo vitaminë në natyrë gjindet në drithëra dhe në tharm.
Parandalo stresin përmes mënyrës së jetës dhe ushqimit të mirëfilltë! Përpjekjet tuaja mund të mbështeten nga familja e vitaminave B të plotësuar me vitaminë C dhe magnez në produktin tonë, Stress Management, i cili jo vetëm që ndihmon funksionimin e sistemit nervor, por edhe pozitivisht ndikon në energjinë e metabolizmit dhe në funksionimin e sistemit imun.
Kujt i rekomandohet?
– atyre që i ekspozohen stresit ditor për shkak të punës apo mënyrës së jetës;
– në rast të kërkesave të rënda fizike;
– për secilin, në mënyrë që ta përforcoj sistemin imun.
Përbërësit:
Vitaminë B1 1.3 mg
Vitaminë B2 1.8 mg
Vitaminë B6 2 mg
Niacinë 15 mg
Acid pantothenic 5 mg
Vitaminë B12 2 mcg
Vitaminë C 60 mg
Acidi folik 100 mcg
Kolinë 100 mg
Inositol 100 mg
Magnez 13.5 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.