Përshkrim
Dozimi: 1 tabletë në ditë.
Përshkrim:
Kurkuma kundër inflamacioneve të artritit
Kurkumina, një elementet përbërës i kurkumës, është njëra ndër substancat më të fuqishme me efekt antioksidues. Ndryshe nga steroidet, kurkumina nuk e dëmton zemrën dhe mëlçinë, prandaj përdorimi i saj në trajtimin e inflamacioneve të artritit është mjaft i popullarizuar.
Teknologji e veçantë, absorbim më efikas
Produkti Curcuma Pro kontribuon në ruajtjen e fleksibilitetit dhe funksioneve normale të nyjave përmes kurkumës së famshme, formulës MicroActive® dhe ekstraktit BioPerine® nga biberi, duke nxitur absorbimin dhe shfrytëzimin efikas nga organizmi.
Duke e copëtuar kurkumën në pjesë të madhësisë mikro, ne mund të ndikojmë që sasi më të mëdha të absorbohen nga kapilaret tona, në këtë mënyrë sasi më të mëdha aktive të futen në organizëm. Ekstrakti nga biberi BioPerine® mund ta shtojë shfrytëzimin e kurkumës deri në njëzet herë, duke qëndruar aktiv një kohë të gjatë në organizëm.
Kujt i rekomandohet?
Jo vetëm kur kemi probleme
Produkti Curcuma Pro nuk rekomandohet vetëm kur vjen deri tek lëndimi dhe nevoja për ta plotësuar trajtimin e lëndimeve të nyjave apo artritit, por edhe kur nyjat tuaja janë jashtëzakonisht të ngarkuara. Prandaj, përdorimi i këtij produkti mund të rekomandohet edhe për persona që rregullisht merren me aktivitete sportive, me punë të rënda fizike apo personave që ballafaqohen me obezitetin.
Përbërësit:
Ekstrakt kurkuma (95% kurkuminoide , 20:1) 200 mg
Ekstrakt kurkuma (4:1) 200 mg
MicroActive® Curcumin (25% kurkuminoide , 1:4) 25 mg
BioPerine® (50:1) 5 mg
Trigliceride me zinxhir të mesëm 1.5 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.