Produkti ynë më i ri, OrganiCare Body Scrub, është në dispozicionin tuaj!
Produkti më i ri në gamën e familjes OrganiCare të Calivitas, Body Scrub, mundëson një pastrim të thellë dhe efekte detoksifikuese falë krundeve të orizit dhe gjetheve të grira të ullirit. Me ndihmën e përbërëve aktiv – aloe vera, gjalpit shea, vajit të ullirit dhe acidit hyaluronik – produkti i ri Body Scrub do ta dëshmojë efektin hidratues duke zbutur, qetësuar dhe rigjallëruar lëkurën tuaj. Do ta keni mundësinë që të zbuloni se pastrimi i tërësishëm nuk është diçka e mrekullueshme vetëm për pamjen tuaj të jashtme, por edhe për gjendjen tuaj të mirëfilltë shpirtërore! Aroma e veçantë mesdhetare, me tone të portokallit dhe të livandës, do të ju mbush me energji dhe të ju krijojë një aromaterapi SPA në rehatinë e shtëpisë suaj. A keni siguruar një pako për vete?