Përshkrim
Dozimi: 1-3 kapsula në ditë.
Përshkrim:
Përbërësi kryesor i kapsulës Rhodiola rosea është një bimë adaptogjene. Përbërësit aktiv të kësaj bime kanë efekte pozitive mbi sistemin nervor qendror, prandaj si rezultat mund të rritet përqendrimi, aktiviteti fizik dhe mental.
Rhodiolin– suplement kundër stresit, ka origjinë bimore dhe ofron mbrojtje për të gjithë personat aktivë të cilët ballafaqohen me stresin e përditshëm, në mënyrë që të shmangen sëmundjet të cilat paraqiten si pasojë e veprimit të vazhdueshëm të stresit në organizëm. Preparati ka elemente fitonutriente dhe adaptogjene bimore, vepron në një mënyrë të tillë duke e orientuar organizmin drejt homeostazës. Përbërësit aktiv parandalojnë veprimin dëmtues të kortizolës, e cila sekretohet nga gjëndra veshkore gjatë stresit, dhe në këtë mënyrë i mbron organet dhe sistemet nga dëmtimet që mund të paraqiten si rezultat i stresit. Stresi vepron në qeliza si një radikal i lirë, kurse Rhodolin është një antioksidues me origjinë bimore i cili e pengon këtë veprim. E mbron sistemin imun dhe nervor nga veprimi i kortizolës. Vepron edhe kundër depresionit, përmirëson gjendjen shpirtërore, përmirëson gjendjen fizike, përqendrimin, shpejtësinë e reagimit dhe vendimmarrjes, si dhe memorien. Përmes këtij suplementi punëtorët që punojnë gjatë natës munden më lehtë që ta kryejnë punën e tyre. Hulumtime të shumta kanë dëshmuar se nxënësit dhe studentët kishin efekt më të mirë studimi dhe lodhje më të lehtë gjatë përdorimit të Rhodolinit. Mund të përdoret edhe në mënyrë fushate gjersa nuk përfundon afati i provimeve, në doza më të shtuara. Produkti u rekomandohet edhe sportistëve.
Kujt i rekomandohet?
– atyre që i ekspozohen stresit të shtuar gjatë jetës së përditshme;
– në raste të ngarkesave fizike dhe/apo mendore;
– për ta ruajtur nivelin e përgjithshëm të energjisë dhe përqendrimit;
– për ta përmirësuar rezistencën e organizmit;
– për t’i trajtuar rastet e lehta të pagjumësisë (për ta ndihmuar gjumin dhe zgjimin nga gjumi).
Përbërësit:
Koncentrat Rhodiola 5:1 (ekuivalent gjer 500 mg pluhur) 100 mg
Zink 5 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.