Përshkrim
Përshkrim:
Një pikë natyre
Vajrat esencialë ofrojnë një varg të dobive shëndetësore krahas ofrimit të një efekti pozitiv në humorin tonë. Por, natyrisht, zgjidhja është e juaja dhe këtu qëndron dallimi! Gjatë blerjes së vajrave esencialë është me rëndësi që ju t’i kushtoni kujdes të veçantë cilësisë dhe origjinës: sigurohuni të bëni përzgjedhje nga një burim i besueshëm dhe kështu ta shmangni blerjen e vajrave të falsifikuara apo sintetike, të cilat shpeshherë përmbajnë substanca të lira dhe të holluara.
E pastër dhe natyrale
Produktet e reja CaliVita, vajra esenciale me bazë bimore, janë 100% të pastra. Produkti ynë familjar përbëhet nga tre anëtarë, dhe që të tre janë organike të certifikuara. Kjo nënkupton, përveç tjerash, se ato janë të certifikuara që të mos përmbajnë asnjë lloj të substancave kimike, insekticideve, pesticideve apo ndotësve tjerë. Për më tepër, asnjëra prej tyre nuk përmban substanca sintetike, aromatizues artificial apo papastërti tjera.
Vajra esenciale të cilësisë së lartë për shëndetin e gjithë familjes
Përbërësit aktiv të vajrave të prodhuara nga CaliVita nxirren nga bimët e korrura/vjela rishtazi. Ne mbështetemi në një proces cilësor për të garantuar se kemi siguruar një përqendrim të lartë të komponentëve të çmueshme. Duke iu falënderuar përmbajtjes së lartë të përbërësve aktiv, shumë pak nga vajrat tona esenciale bëjnë një rrugë të gjatë: disa pika do t’u mjaftojnë klientëve tanë për të shijuar aromën magjepse, të mrekullueshme dhe gjitha efektet tjera të dobishme. Vajrat esenciale të cilësisë së lartë janë po ashtu të sigurta për t’u përdorur: ato nuk shkaktojnë reagime alergjike apo skuqje të lëkurës, por natyrisht duhet t’i përmbaheni me kujdes udhëzimeve të përdorimit.
Kujt i rekomandohet?
Vaj esencial nga limoni organik
Vaji esencial i limonit organik i prodhuar nga CaliVita përmirëson humorin përmes efekteve antidepresive. Krahas këtyre cilësive, vaji në fjalë po ashtu stimulon potencialin për të inkurajuar mendime kreative, për të stimuluar përqendrimin dhe aftësitë mendore në përgjithësi. Duke iu falënderuar veçorive të tij antivirale dhe antibakteriale, vaji mund të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve, madje edhe të lehtësojë të përzierat apo të vjellat e mëngjesit dhe sfidat e zakonshme gjatë shtatzënisë.
Limoni frymëzues – ndihuni të lirë të shfletoni serinë tonë të vajrave esenciale dhe të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.