vita shop
25% zbritje e menjëhershme për blerje mbi 70 euro - kartë zbritje 25% e disponueshme menjëherë - Transporti falas
Previous
Previous Product Image

HerbAid+ 300 ml – Me bazë barishtet

74,90 
Next

Organic Lemon Oil 10ml –

8,90 
Next Product Image

Organic Frankincense Oil 5ml –

22,70 

Sasia në magazinë: 8

SKU: CC0036 Kategori:
Trust Badge Image

Përshkrim

 

Përshkrim:

Një pikë natyre

Vajrat esencialë ofrojnë një varg të dobive shëndetësore krahas ofrimit të një efekti pozitiv në humorin tonë. Por, natyrisht, zgjidhja është e juaja dhe këtu qëndron dallimi! Gjatë blerjes së vajrave esencialë është me rëndësi që ju t’i kushtoni kujdes të veçantë cilësisë dhe origjinës: sigurohuni të bëni përzgjedhje nga një burim i besueshëm dhe kështu ta shmangni blerjen e vajrave të falsifikuara apo sintetike, të cilat shpeshherë përmbajnë substanca të lira dhe të holluara.

E pastër dhe natyrale  

Produktet e reja CaliVita, vajra esenciale me bazë bimore, janë 100% të pastra. Produkti ynë familjar përbëhet nga tre anëtarë, dhe që të tre janë organike të certifikuara. Kjo nënkupton, përveç tjerash, se ato janë të certifikuara që të mos përmbajnë asnjë lloj të substancave kimike, insekticideve, pesticideve apo ndotësve tjerë. Për më tepër, asnjëra prej tyre nuk përmban substanca sintetike, aromatizues artificial apo papastërti tjera.

Vajra esenciale të cilësisë së lartë për shëndetin e gjithë familjes

Përbërësit aktiv të vajrave të prodhuara nga CaliVita nxirren nga bimët e korrura/vjela rishtazi. Ne mbështetemi në një proces cilësor për të garantuar se kemi siguruar një përqendrim të lartë të komponentëve të çmueshme. Duke iu falënderuar përmbajtjes së lartë të përbërësve aktiv, shumë pak nga vajrat tona esenciale bëjnë një rrugë të gjatë: disa pika do t’u mjaftojnë klientëve tanë për të shijuar aromën magjepse, të mrekullueshme dhe gjitha efektet tjera të dobishme. Vajrat esenciale të cilësisë së lartë janë po ashtu të sigurta për t’u përdorur: ato nuk shkaktojnë reagime alergjike apo skuqje të lëkurës, por natyrisht duhet t’i përmbaheni me kujdes udhëzimeve të përdorimit.

 

Kujt i rekomandohet?

Vaj esencial nga temjani organik

Jo më kot temjani njihet si “mbreti” i vajrave esenciale. Në fakt, kjo substancë e çmueshme është shfrytëzuar për një varg problemesh që nga periudha antike: kishte qenë i popullarizuar për kujdesin ndaj bukurisë; kishte qenë i njohur për veçoritë shëruese; ishte përdorur edhe për qëllime shpirtërore, si p.sh për të inkurajuar meditimin e thellë dhe për të nxitur një gjumë të mirë të natës. Krahas gjitha këtyre dobive, duke iu falënderuar veçorive të tij dezinfektuese, vaji esencial i temjanit organik i prodhuar nga CaliVita mund të përdoret për lehtësimin e simptomave të traktit të epërm të frymëmarrjes, por edhe në lehtësimin e të vjellave apo të ndjenjës së sëmundjes.    

Temjani i çmuar – ndihuni të lirë të shfletoni serinë tonë të vajrave esenciale dhe të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

 

 

 

 

 

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping