Përshkrim
Dozimi: Dozimi: për fëmijët e moshës 3 deri 4 vjeç: 1 sheqerkë të butë në ditë; nga 4 e deri tek të rriturit: 2 sheqerka të buta në ditë.
Përshkrim:
E keni të vështirë që t’i fusni pemët dhe perimet në ushqimin ditor të fëmijëve tuaj? Eh, nëse kjo paraqet një problem atëherë nuk jeni të vetëm! Dhe e vërteta është që ju duhet të insistoni që përmes ushqimit fëmijët t’i shfrytëzojnë vitaminat e nevojshme për zhvillimin e tyre. Por mos u dëshpëroni sepse gjithmonë mund të llogarisni mbështetjen tonë në këtë betejë fisnike. Në fakt, është një ëndërr e vjetër që e realizuam dhe të cilën duam ta ndajmë me ju: multivitaminë e shijshme në formë të sheqerkave të buta të prodhuar nga Calivita. Produktin Gummy Kids e keni në dispozicion!
Mësoni fëmijët tuaj që të kujdesen për shëndetin përmes lojës
Kërkesa juaj dhe qëllimi i zhvillimit të produktit tonë, të cilin na e bëtë të qartë, e kemi kristalizuar përmes një mesazhi specifik: ne duhet ta prodhojmë një multivitaminë që do të jetë e pëlqyeshme për të vegjlit. Ajo duhet të doket bukur dhe të ketë ngjyra, të jetë e shijshme dhe të përtypet lehtë. Tani, ja ku e keni! Jemi të bindur se kjo është saktësisht ajo çfarë keni kërkuar. Kush mund t’i rezistojë një arushke argëtuese dhe tërheqëse në formë sheqerke? Zgjidheni të verdhën e më pas edhe të kuqen për provuar shijen e këndshme të mollës dhe të luleshtrydhes. Dhe me rëndësi: fëmijët e lumtur bëjnë që edhe prindërit të jenë të lumtur, apo jo?
Shijoni ngjyrat dhe shijet natyrale pa asnjë ëmbëltues
Arushkat e produktit Gummy Kids prodhohen nga xhelatina, prandaj edhe përtypen lehtë. Ngjyra dhe shija janë natyrale. Arushkat nuk përmbajnë asnjë lloj ëmbëltuesi sepse e dimë që gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen të ndjeshëm ndaj këtyre gjërave. Mbi të gjitha ne kujdesemi në mënyrë të veçantë që sheqerkat mos të përmbajnë këto elemente: objekte të modifikuara gjenetike, gluten, sojë, laktozë, proteina qumështi, dhe arra.
Përfitoni nga përmbajtja komplekse
Për shkak të përmbajtjes së xhelatinës është më vështirë që përbërës më pak aktivë të integrohen në sheqerkë. Ne jemi krenarë të ju njoftojmë se e kemi zgjidhur këtë çështje dhe kemi arritur që të prodhojmë një multivitaminë vërtetë komplekse. Produkti Gummy Kids përmban gjitha mineralet dhe vitaminat për të cilat kanë nevojë fëmijët tuaj: vitaminat A, C D3, E dhe K1, vitaminat komplekse sikurse disa të llojit B, jodin dhe zinkun. Gjitha këto kontribuojnë në zhvillimin e balancuar të fëmijëve tuaj për të fituar një elasticitet të duhur.
Në drejtim të ushqimeve të shëndetshme
Ndërsa po i lexoni këto rreshta, nëse në këtë moment në imagjinatën tuaj qarkullojnë sheqerkat e buta e të shijshme të cilat ua kujtojnë memoriet e lumtura të fëmijërisë suaj, të shoqëruar dhe me një nostalgji, atëherë ju përsëri nuk jeni të vetmuar. Dhe nëse në mendjen tuaj lind ideja për të porositur një kuti vetëm për veten tuaj, atëherë përse hezitoni? Ju mundeni, krahas të gjithave, që bashkë me fëmijët tuaj t’i përtypni disa sheqerka Gummy Kids gjatë rrugës për në shkollë.
Përbërësit: sirup glukoze, sheqer, xhelatinë, acid L-ascobic, acid citrik, artikuj
ushqimor me ngjyrë (koncentrat karote, kungulli dhe rrushi të zi pa fara), nicotamide,
acetat DL-alpha-tocopheryl, erëzues natyral, vaj perimesh (kokos dhe fara
mustarde), sulfat zinku, hidroklorid piridoksinë, dyllë carnauba (për lustrim), retinly
palmitate, acid pteroil-monoglutamic, phytomenadione, D-biotin, jodid i kaliumit,
cholacelciferol, cyanocobalamin dhe ujë.
*Gjatë procesit të prodhimit produkti mund të preket nga gluteni.
Përbërësit:
Vitaminë A 727 N.I.
Niacinë 16 mg
Vitaminë B6 1.4 mg
Acidi folik 200 mcg
Vitaminë B12 2.5 mcg
Biotin 50 mcg
Vitaminë C 80 mg
Vitaminë D3 200 N.I.
Vitaminë E 12 N.I.
Vinaminë K1 75 mcg
Jod 45 mcg
Zink 3 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.