Përshkrim
Dozimi: 2 kapsula në ditë
Përshkrim:
Garlic Max – Produkt i përpunuar!
3 herë më shumë hudhër, 3 herë më e fuqishme!
I njohur më herët si Garlic Caps, produkti në fjalë për një kohë të gjatë ka qenë një prej artikujve tonë më të famshëm. Suksesi i gjatë i këtij produkti nuk bazohet vetëm në faktin se ishte një nga produktet e para në gamën e atëhershme të California Fitness, por sepse ofronte ndihmë mbi një problem që shqetësonte një pjesë të madhe të shoqërisë.
Një numër i madh njerëzish ballafaqohen me probleme kardiovaskulare. Problemi i shtypjes së gjakut reflekton në këtë fakt: aktualisht shtypja e gjakut është më e lartë se sa e zakonshmja në një në katër femra dhe një në pesë meshkuj. Por, nuk duket se situata po përmirësohet. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, për shembull, numri i pacientëve me shtypje të lartë gjaku është dyfishuar. Derisa në vitin 1975 rreth 595 milionë njerëz ishin të prekur nga shtypja e gjakut, kjo shifër në vitin 2015 arriti në 1,13 miliardë njerëz.
“Vrasësi i heshtur”
Përse ekziston rreziku nga shtypja e lartë? Mjafton që ta kujtoni se ky fenomen quhet vrasësi i heshtur. Shtypja e lartë e gjakut mund t’i atribuohet deri në 80-90% çrregullimeve serioze kardiovaskulare. Kjo ndodh sepse shtypja më e lartë se sa norma e zakonshme shkakton presion të madh në muret e enëve të gjakut, që në aspekt afatgjatë i dëmton ato: ato mund të ngurtësohen dhe trashen, duke dëmtuar qarkullimin e gjakut dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër.
Natyrisht, furnizimi i keqësuar me gjak nuk është rezultat i vetëm këtij fakti. Nëse niveli i kolesterolit, i cili përndryshe ka funksione vitale në organizëm, rritet në gjak për një kohë të gjatë, atëherë fillon procesi i aterosklerozës. Si rezultat i formimit të kolesterolit, muret e arterieve e humbin elasticitetin e tyre, kurse diametri i tyre ngushtohet. Kjo jo vetëm se ul qarkullimin e gjakut, por ndikon edhe në bllokimin e mundshëm të enëve të gjakut që si pasojë do ta kishin rrezikun e sulmit në zemër.
Më efikase se sa penicilini
Lajmi i mirë është se hudhra mund të ofroj ndihmë në këtë drejtim. Efektet mjekësore të hudhrës nuk janë zbuluar rishtazi, por që nga e kaluara. Për shembull, gjatë mesjetës njerëzit kanë veshur dorëza prej hudhre si amulete me qëllim të pastrimit dhe shërimit. Reputacioni i hudhrës mund të dëshmohet edhe nga fakti se mjekët që shëronin murtajën përveç tjerash bartnin edhe fleta hudhre në maskën e tyre gojore (nga merrnin frymë) për qëllime sterilizimi.
Hudhra përmban minerale dhe vitamina të rëndësishme (A, B, C, E), si dhe përmban efekt të fuqishëm antioksidues. Në fillim nuk shquhej për ndikimin e favorshëm në sistemin kardiovaskular. Efektet e fuqishme anti-bakteriale dhe anti-fungi ishin shumë më të njohura. Prandaj, nuk është për t’u befasuar se kishte qenë një konservues i mirë mishi për shekuj me radhë. Në vitin 1920 një kompani farmaceutike kishte izoluar elementin e saj anti-bakterial – alicinin. U zbulua se ishte shumë më tepër efikase se sa penicilini kundër mikroorganizmave të caktuar.
Krahas efekteve të saj antibiotike dhe përforcuese të sistemit imun, aktualisht aftësia e saj për ta ruajtur shëndetin e sistemit kardiovaskular është përsëri në qendër të vëmendjes: ndihmon në funksionimin e mirëfilltë të zemrës, të arterieve dhe venave; kontribuon në ruajtjen e nivelit të duhur të shtypjes së gjakut, kolesterolit dhe yndyrave; dhe ndihmon në eliminimin e stresit oksidues.
Në hap me shkencën
Kthehemi tek produkti i vjetër dhe i famshëm Garlic Cap, çfarë ka ndryshuar përveç emrit? Ne e kemi modernizuar dhe zhvilluar atë në aspekt të përmbajtjes në mënyrë që ta përshtatim me rezultatet më të reja hulumtuese. Në këtë mënyrë një kapsulë tani përmban tre herë më shumë hudhër , apo me fjalë tjera, përmbajtja e substancës aktive është rritur nga 350 mg në 1,000 mg. Për më tepër, ne kemi shtuar jo vetëm sasinë e hudhrës por edhe atë të majdanozit, si një element plotësues bimor. Përveç se është një neutralizues i përkryer i aromës së hudhrës, majdanozi luan edhe role tjera në këtë produkt. Kjo barishte perimore stimulon punën e veshkave dhe nxit sekretimin e urinës, dhe në këtë mënyrë plotëson efektet e dobishme të hudhrës në shtypjen e gjakut përmes efektit të lehtë diuretik.
Mbroni zemrën dhe shëndetin tuaj. Përzgjidhni produktin Garlic Max, tani 3 herë më i fuqishëm!
Përbërësit:
Hudhër (500:1; ekuivalent me1000 mg hudhër të freskët) 1000 mg
Majdanoz (10:1; ekuivalent me 175 mg majdanoz të freskët) 175 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.