Përshkrim
Dozimi: 3×1 tableta në ditë.
Përshkrim:
Energy & Memory, 90 tableta
është formulë komplekse antioksiduese e cila përmban vitaminat A, C, E dhe kolinë, mineralet si zink, selen dhe magnez, si dhe ekstraktin bimor të guaranës. Produkti vepron në ngritjen e forcës fizike dhe aftësive mendore. Preferohet të përdoret gjatë vozitjeve të vazhdueshme apo vozitjeve të gjata, para tendosjeve fizike, gjatë mësimit dhe përgatitjes për provime, dhe aktiviteteve sportive. Përveç veprimit antioksidues, kolina depërton në membranën e qelizave duke e përforcuar komponentin e saj lipid, për t’i bërë ato më rezistuese ndaj radikaleve të lira, që është e një rëndësie të veçantë tek qelizat nervore (neuronet). Ekstrakti i guaranës ka efekte të kofeinës në organizëm, por pa efekte anësore, revitalizon dhe i jep energji organizmit, ndikon për një memorie më të mirë, në përqendrim dhe në vigjilencë. Produktin ua preferojmë të gjithëve si një formulë e shkëlqyeshme antioksiduese, duhanpirësve, punëtorëve, dhe studentëve për kondicion psikik. U rekomandohet edhe sportistëve dhe punëtorëve fizikë pasi që ngrit kontraksionin e muskujve, përmirëson reflekset, dhe ul ndjenjën e të lodhurit. Sipas nevojës mund të kombinohet edhe me Rhodolin; këto suplemente janë të mjaftueshme edhe nëse përdoren si të vetme.
Kujt i rekomandohet?
- atyre që jetojnë nën ngarkesë të fuqishme mentale, të tillë si studentët gjatë provimeve, punëtorët që i ekspozohen punës me stres, me qëllim që ta ruajnë përqendrimin e tyre dhe ta luftojnë lodhjen;
- sportistëve dhe punëtorëve nën ngarkesë fizike për ta rritur aktivitetin e tyre;
- atyre që mbajnë dietë për dobësim;
- vozitësve të automjeteve për ta ruajtur vëmendjen dhe për t’i përmirësuar reflekset;
- secilit që dëshiron ta luftoj lodhjen dhe përmirësoj gjendjen e përgjithshme.
Përbërësit:
Kolinë 200 mg
Ekstrakt Guarana (std. 22% kofeinë) 100 mg
Lecitinë 100 mg
Vitaminë C 60 mg
Vitaminë E 10 mg
Magnez 50 mg
Zink 5 mg
Selen 20 mcg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.