Përshkrim
Dozimi: 3 pika në ditë, në një pije.
Përshkrim:
Vitamina D është një vitaminë e tretshme yndyrore që luan rol në shumë funksione të rëndësishme të organizmit. Njihet mirë për bashkëveprimin me kalciumin në ndërtimin dhe ruajtjen e eshtrave të fortë. Vitamina D përfshihet edhe në rregullimin e sistemit imun dhe të qelizave, duke ofruar ndihmë në parandalimin e kancerit.
Sipas rekomandimeve ndërkombëtare, ne kemi nevojë për më shumë vitaminë D se sa që na është thënë në të kaluarën, deri në disa mijëra IU në ditë.
A keni edhe ju nevojë për aq shumë?
Ju keni nevojë derisa secilën ditë nuk i kaloni 15 minuta nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit rreth mesditës (madje edhe në dimër)!
A e dini se kush tjetër ka nevojë për plotësim me vitaminë D?
Fëmijët – për zhvillimin e tyre të shëndoshë!
Shtatzënat – pasi që mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të rezulton me depresion të paslindjes dhe me lindje të parakohshme.
Të rinjtë – për ta arritur nivelin më të mirë të dendësisë së eshtrave.
Femrat mbi moshën 40 vjeçare për ta ngadalësuar osteoporozën pasi që vitamina D luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e eshtrave tonë.
Ata që nuk dëshirojnë të vuajnë nga simptomat e pakëndshme të gripit.
Ata që kanë prirje për të qenë të brengosur apo të dëshpëruar gjatë muajve të dimrit, sepse vitamina D ndihmon në shmangien e depresionit të dimrit.
Atyre – historia familjare e të cilëve përfshin sëmundje kanceroze pasi që vitamina D ul rrezikun nga disa lloje të kancereve.
Atyre – që preken nga diabeti, jo toleranca e insulinës apo sindroma PCOS.
Kujt i rekomandohet?
– atyre që shumicën e kohës qëndrojnë në ambiente të mbyllura;
– atyre që ballafaqohen me mbipeshë, pasi që kanë nevojë për më tepër vitaminë D;
– secilit, në mënyrë që ta mirëmbajnë sistemin e tyre imun pasi që vitamina D kontribuon në funksionimin normal të sistemit imun;
– personat që e vlerësojnë shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve të tyre pasi që vitamina D kontribuon në mirëmbajtjen e shëndoshë të eshtrave dhe dhëmbëve;
– femrave shtatzëna për shkak të zhvillimit të mirëfilltë të sistemit kockor të embrionit, dhe për mbrojtjen e eshtrave të nënës gjatë gji-dhënies në mënyrë që të mirëmbahen nivelet e duhura të vitaminave;
– vegjetarianëve;
– personat që ballafaqohen me alergji nga dielli.
Përbërësit:
Vitaminë D3 400 N.I.
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.