Përshkrim
Dozimi: 2 kapsula në ditë
Përshkrim:
Osteoporoza gjithnjë e më shumë është duke i prekur femrat, kryesisht në moshën e post menopauzës, sëmundja zbulohet lehtë dhe deri në një shkallë mund edhe të parandalohet apo trajtohet.
Me vitaminën K2 kundër osteoporozës
Tani gjithë e dinë se trupi ynë ka nevojë për kalcium, magnez dhe vitaminë D për t’i forcuar eshtrat dhe dhëmbët, mirëpo studimi i fundit zbuloi se edhe vitamina K luan rol të rëndësishëm krahas substancave të cekura më lartë.
Vitamina K2 ndihmon në ruajtjen e shëndetit të eshtrave në dy mënyra: krahas intensifikimit të formimit të eshtrave të rinj ajo pengon aktivitetin e qelizave osteoklaste, dhe në këtë mënyrë ul rrezikun nga osteoporoza dhe frakturat.
Mbrojtje e shumëfishtë
Vitamina K2 ofron mbrojtje të shumëfishtë: nga arteriet e dërgon kalciumin në eshtra, në këtë mënyrë nuk e lejon depozitimin e kalciumit në mure të enëve të gjakut, ul rrezikun e bllokimit, si dhe ul rrezikun nga arteroskleroza dhe sulmet në zemër.
Për eshtra ekstra të fortë
Përveç kalciumit, magnezit dhe vitaminës D, tani e tutje produkti Calcium Magnezium Plus përmban edhe vitaminën K2, për eshtra edhe më të fortë. Parandaloni apo ngadalësoni osteoporozën dhe ulni rrezikun nga frakturat me anë të produktit tonë të rinuar!
Kujt i rekomandohet?
Pas frakturave, për ta mbështetur regjenerimin.
Shtatzënave, për zhvillim të mirëfilltë të eshtrave të fetusit dhe për t’i ruajtur dhëmbët të shëndosha.
Të rinjve në ndërtimin e një sistemi të shëndoshë të eshtrave.
Moshës së mesme në ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe për ta parandaluar osteoporozën.
Të moshuarve në ngadalësimin e degradimit të eshtrave.
Personave që nuk konsumojnë produkte qumështi apo atyre që rregullisht konsumojnë kafe dhe pije të gazuara me përmbajtje të acidit fosforik
Përbërësit:
Kalcium 500 mg
Magnez 250 mg
Vitaminë D3 200 N.I.
Vitaminë K2 90 mcg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.