vita shop
25% zbritje e menjëhershme për blerje mbi 70 euro - kartë zbritje 25% e disponueshme menjëherë - Transporti falas
Previous
Previous Product Image

Virago 90 tableta – Kompleks nxitës imuniteti

36,50 
Next

Ginkgo XC 100 tableta – Preparat nga Ginkgo biloba

20,90 
Next Product Image

Beauty Formula NEW 60 tableta – Vitamina për bukuri

31,90 

Sasia në magazinë: 12

SKU: CV0273 Kategori:
Trust Badge Image

Përshkrim

Dozimi: 1 tabletë në ditë

 

Përshkrim:

Produkti Beauty Formula – i plotësuar me acid hyaluronic shtesë dhe kolagjen!

 

Vera po afrohet dhe kjo ju bën të brengoseni sapo të dilni para pasqyrës? Lëkurë e zbehur, thonj të brishtë dhe flokë të dobësuara? Ju mund ta keni në dispozicion kozmetikën më të mire nëse trupi juaj nuk mund t’i plotësojë nevojat vetvetiu. Por, tash e tutje do të jetë më e lehtë ta arrini bukurinë dhe rregullsinë e synuar.

 

Me gjithë dëshirë po ndajmë me ju lajmin se e kemi avancuar vitaminën tonë të bukurisë, produktin Beauty Formula. Duke futur në përdorim njohuritë shkencore dhe duke i marr parasysh trendët e reja, ne i kemi larguar përbërësit që i konsideruam pak të dobishëm për t’i zëvendësuar ato me përbërës të ri me përmbajtje më aktive. Rezultati final është produkti me përmbajtje të pasura unike në treg.

Acidi hialuronik – një komponentë e re dhe kryesore e produktit – është një molekulë natyrale që lidh ujin, që njihet edhe nga produkti ynë OrganiCare Ant-Ageing Cream. Ajo është plotësim për përmbajtjet e ulëta ujore të shtresave të lëkurës, duke e bërë lëkurën të butë dhe të plotë, e në këtë mënyrë duke ulur dukshmërinë e rrudhave dhe duke forcuar kolagjenin.

Kolagjeni është elementi më i rëndësishëm në rritjen dhe ruajtjen e indeve të shëndosha. Megjithatë, nivelet e tij ulen me moshën, që vërehet më së miri në rastin e lëkurës. Manifestohet me paraqitjen e rrudhave të imëta, ndryshimit të ngjyrës së lëkurës dhe të pikave në lëkurë. Në këtë mënyrë, përbërës tjetër me rëndësi i produktit Beauty Formula është kolagjeni, duke ofruar dy herë më shumë përbërës aktiv se sa versioni paraprak; për më tepër, ai përmban llojin 1 dhe 3 të kolagjenit, të cilat janë më të lartë me sasi në lëkurë.

Ju do të keni në dispozicion edhe një sasi ekstra më të lartë të barishtes horsetail (bisht-kali). Elementi orthosilic, që përmban kjo barishte, ofron efekt ngurtësie që është i rëndësishëm në formimin e indeve lidhore, lëkurës, flokëve, dhe materialeve të forta sikurse dhëmbët dhe thonjtë. Për më tepër, kjo barishte mund ta nxisë prodhimin e kolagjenit nga vetë lëkura, duke përmirësuar me këtë rast edhe elasticitetin e lëkurës. Rezultati është: flokë më të forta, thonj më rezistues dhe lëkurë më e gjallë.

Përveç komponentëve të cekur më lartë, në produkt mund të gjeni edhe vitaminat, mineralet dhe aminoacidet më të rëndësishme në formë natyrale. L-cisteina dhe L-metionina kontribuojnë dukshëm në ruajtjen e strukturës së shëndoshë të flokëve tuaj. Për ta mbështetur sistemin tuaj imun zinku ndihmon në ruajtjen e strukturës së shëndoshë të lëkurës. Bakri luan rol në ruajtjen e ngjyrës së lëkurës dhe të flokëve tuaj, kurse jodi si një mikroelement është i dobishëm për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Për më tepër, vitaminat e famshme A, C, B1, B6 i mbrojnë qelizat tuaja nga stresi oksidues, duke shërbyer njëkohësisht në ruajtjen e dukjes suaj të shëndoshë.

Duke përmbajtur kompleksin që përbëhet nga acidi hialuronic, kolagjeni, vitaminat, mineralet, aminoacidet dhe barishtet, produkti Beauty Formula ju ndihmon që të keni një lëkurë rinore dhe elastike, flokë të trashë dhe të ndritshme, si dhe thonj të fortë e rezistues.

Provoni produktin dhe rifitoni bukurinë tuaj natyrale për stinën e verës!

 

 

Përbërësit:

Vitaminë A 2500 N.I.

Vitaminë C 20 mg

Vitaminë B1 2.2 mg

Vitaminë B6 2.8 mg

Zink 10 mg

Bakër 2 mg

Jod 50 mcg

Kolagjen, lloji I+III 250 mg

Acid hyaluronic 30 mg

L-Methionine 50 mg

L-Cysteine 50 mg

Ekstrat nga Barishtja (10:1) 150 mcg

 

Pse të zgjidhni produktet Calivita:

  • Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
  • Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
    Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike.
  • Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
  • Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
  • Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
  • Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.

PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping