Përshkrim
Dozimi: Nëse mjeku nuk cakton ndryshe , 1 kapsul në ditë, gjatë buke.
Përshkrim:
Kompleks për mbrojtje të syve
Lutein Plus është një produkt kompleks antioksidant i prodhuar për ta mbrojtur shëndetin e syve. Gjersa boronica kryesisht njihet për rezultatet e saja në mjekësinë tradicionale, luteina dhe zaenxethina janë përbërësit më të rëndësishëm të makulës, pjesë e syrit përgjegjëse për shikim të qartë. Duke vepruar si një “filtër”, ato e mbrojnë shëndetin e retinës nga efektet e dëmshme të dritës së fortë apo rrezatimit me rreze UV; ato mund ta ngadalësojnë plakjen e syve dhe ta zvogëlojnë rrezikun e degjenerimit makular si rrjedhojë e moshës (AMD).
Kujt i rekomandohet?
– personave, sytë e të cilëve i janë nënshtruar ngarkesës së madhe (shfrytëzimi i kompjuterit, shikimi televizionit, vozitjes, shfrytëzimit të kondicionerit të ajrit, dritës së dobët/apo dritës artificiale;
– secilit mbi moshën 40 vjeçare;
– kur gjendja e syve ka të bëj me moshën (degjenerimi makular si rrjedhojë e moshës);
– secilit që e sheh të rëndësishëm mbrojtjen e shikimit të qartë dhe të shëndetit të syve.
Përbërësit:
Luteinë 6 mg
Zeaxanthinë 0.5 mg
Vitaminë A (retinol acetat) 0.2 mg
Vitaminë C 50 mg
Ekstrakt boronice (std. 25% anthocyanins) 25 mg
Pse të zgjidhni produktet Calivita:
- Me një formim të jashtëzakonshëm profesional, CaliVita ka ofruar produktet e saj që plotësojnë rregullat më të larta të cilësisë për më shumë se 30 vjet.
- Ne gjithmonë aspirojmë të përdorim materiale bazë natyrore me origjinë nga burimet më të mira.
Gjatë zhvillimeve tona, ne punojmë duke përdorur përthithje më të mirë, për shembull, forma organike. - Ne ofrojmë 100% garanci të cilësisë për produktet tona.
- Produktet tona i nënshtrohen një procedure të rreptë dhe të shumëfishtë ekzaminimi për të siguruar vazhdimisht cilësi të shkëlqyera.
- Shumica dërrmuese e suplementeve tona dietike prodhohen në kushte farmaceutike në SHBA.
- Produktet prodhohen sipas parimeve të cGMP (praktika aktuale e mirë e prodhimit), ndërsa gjithashtu kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe auditime të planifikuara rregullisht nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Ne punojmë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale të licencimit për t’u siguruar që konsumatorëve tanë t’u ofrohen gjithmonë produkte të cilësisë më të lartë.
PARALAJMËRIM!
Mbajeni jashtë mundësive të fëmijëve të vegjël. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet. Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme.